Zyrtare: Figo bëhet me rol drejtues në UEFA

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Interit, Luis Figo është emëruar si këshilltar i futbollit

Figo ishte njëri nga kandidatët kryesor për ta marr kryesimin e shtëpisë më të madhe në botë të futbollit, FIFA-s, ku në vitin 2015 ishte kundër-kandidat i Sepp Blatterit, por u mund në këtë garë.

Megjithatë, futbolli evropian ka nevojë për një ikonë të tillë dhe tani i kanë bërë një vend si këshilltar në UEFA.

Është vetë UEFA që ka bërë publik këta lajm me detyrën e re të portugezit Figo, i cili në ta kaluarën ishte lojtari më i mirë në botë.

“Luis Figo është duke sjellë pasurinë e tij të njohurive dhe ekspertizës në UEFA ndërsa ai bashkohet me organizatën si këshilltar i futbollit”, thuhet në fillimin e deklaratës nga UEFA.

“Ish fituesi i Ligës së Kampionëve, në UEFA do të punojë me Presidentin Aleksander Ceferin dhe Divizionin e Futbollit për një sërë çështjesh duke përfshirë aspektet teknike të lojës, ligjet e lojës dhe atraktivitetin e përgjithshëm të sportit”.

“Ai do të jetë gjithashtu figura kryesore e programit të ambasadorëve të UEFA-s”, përfundon deklarata njoftuese e UEFA-s.

Ndryshe, në të kaluarën Figo ka luajtur edhe për Sporting Lisbonën dhe Real Madridin, përvec Interit dhe Barcelonës.