• E mërkurë / May-14 13:19
  • Kontakt

Thanë se u ndanë, Korabi nis pushimet me bashkëshorten (Foto)

Në mars të këtij viti u përfol gjatë ndarja e këngëtarit Korab Shaqiri me bashkëshorten e tij Lulkaçela Jashari.

Kjo ngase çifti nuk ishin parë një kohë të gjatë dhe nuk shfaqeshin pranë njëri tjetrit,  madje kënga e fundit e tij “Dashuri e këputur”, supozohej t’i jetë dedikuar asaj.

Megjithatë, përmes rrjeteve sociale Korabi ka publikuar vazhdimisht imazhe të familjes, posaqërisht djalit Alte.

Ndërkaq në postimet e fundit, ai siç duket ka nisur pushimet në Greqi nën shoqërimin e bashkëshortes të cilën e ka publikuar në Instastory.

“Çka m’ke ble, Si ju shkon muhabeti”, ka shkruar ai në postimet që bëri në rrjete sociale.

Ndryshe, çifti ka tri vite që janë të martuar të cilët po ashtu janë prindër të një djali të quajtur, Alte.