• E mërkurë / May-01 14:24
  • Kontakt

Djali i reperit Majk mbush një vjet, kështu e uron e ëma

Fiks një vit më parë kishte bërë bujë lajmi që reperi Majk u bë baba për herë të parë.

Por, nuk shkoi shumë kohë dhe Majk ndau rrugët me Majlinda Zekën.

Kjo e fundit, publikon vazhdimisht imazhe të reja të vogëlushit Roan, i cili sot feston ditëlindjen e parë.

Përmes disa imazheve të ëmbla të realizuara pranë tortës së ditëlindjes, Majlinda uroi Roanin me rastin e ditëlindjes.

“Ty qe do ta kushtoj nje jete .. Gezuar ditelindjen e pare te uroj shendet, femijeri te lumtur ,fat dhe shume suksese ne jete !
Te don mami shume lumturia ime❣️ “, ka shkruar ajo.