Sipas autoriteteve, reperi T.I. është arrestuar të mërkurën në Qarkun Henry të Georgias, shkruan CNN.
Muzikanti, emri i të cilit është Clifford Harris Jr, u arrestua jashtë komunitetit ku po jetonte.
Zyra e policisë së Qarkut Henry, thotë se T.I. u akuzua për kundërvajtje, sjellje të çrregullt dhe dehje publike, pas një incidenti të dyshuar rreth orës 4 të mëngjesit, në jug të Atlantas.
Kjo nuk është hera e parë që T.I. i është drejtuar autoriteteve, në vitin 2009 ai u dënua me një vit e një ditë burg dhe u urdhërua të paguante një gjobë prej 100.300 dollarë për akuzat për blerjen e armëve dhe mitralozëve.