• E mërkurë / May-14 10:37
  • Kontakt

Xhamajkani ju fton ta dëgjoni këngën ''Andërr'' nga Genci dhe Lyricalson (Foto)

Para tri ditësh Genc Prelvukaj dhe Lyricalson e kanë publikuar këngën e tyre të re.

Menjëherë pasi doli në kanalin zyrtar në Youtube ‘Andërr’ ka arritur të klikohet nga publiku, por jo vetëm ai shqiptar.

Edhe një xhamajkani i ka pëlqyer kjo këngë andaj nëpërmjet një videoje të realizuar i ka ftuar të gjithë që ta dëgjojnë. Ai thotë se kënga ‘Andërr’ është e mrekullueshme.

Videon në fjalë ishte Genc Prelvukaj ai i cili e ndau me ndjekësit në Intagram.

‘Andërr’ vjen pas dy bashkëpunimeve që ai pati me Eni Koçin, të dashurën e tij për të cilën nuk pranoi të flas asnjëherë në publik.