• E mërkurë / May-14 11:01
  • Kontakt

Labinot Tahiri rikthehet fuqishëm, albumi i tij i ri me gjithsej 10 këngë ‘live’

Kanë mbetur më pak se një javë deri në publikimin e këngës së re të 2Ton në të cilën Labinot Tahiri është mysafir për ta kënduar refrenin.

Por ky i fundit nuk është mjaftuar me kaq pasi po punon në realizimin edhe të projekteve të tjera muzikore e në planet e afërtatë tij është edhe një këngë e re.

Përveç tyre, Labinot Tahiri pas një kohe të gjatë po e sjell edhe albumin e tij të radhës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së dhe njëherësh këngëtari shumë i mirënjohur ka treguar për lajmi.net se albumi për të cilin po punon i ka gjithsej 10 këngë të përziera, të Labit dhe të tjera të cilat do t’i interpretoj ‘live’.

Kujtojmë se ai në një prononcim për lajmi.net para një mauji pati folur edhe për angazhimet e tij politike mirëpo ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të muzikën ta braktis për politik pasi mbijeton nga ajo dhe publiku po e kërkon që Labi të jetë i pranishëm në skenë.

”Po, e keni pa vetë, janë këngëtarët që çdo dy javë-tri po publikojnë kangë të reja. Unë nuk e kam preferu kështu për shkak që nuk e mbuloj hitin tim me kangën tjetër të re. Plus asaj unë këndoi live në skenë, nuk kam nevojë me bo kangë çdo ditë, mirëpo mbi të gjitha publiku kërkojnë me pas zërin tim prap në skenë. Megjithëse nuk kam me çka me jetu me tjeter gjë. Rrogën e deputetit e jap, çdo muaj e dërgoi nëpër njerëz. Padyshim me këtë jetoi, unë nuk punoj me tendera’’, kishte thënë ndër të tjera ai.

Duke qenë se publiku mezi po pret deri në publikimin e këngëve të reja, dhe kjo vihet re nga komentet që i shkruajnë në rrjete sociale, dhe deri në publikimin e albumit të ri i cili sipas këngëtarit pritet të vijë brenda 2 javësh, atyre nuk u ka mbetur asgjë tjetër vetëm t’i shijojnë hitet e mëhershme e që janë të shumta nga Labinot Tahiri.