• E mërkurë / May-14 11:00
  • Kontakt

Vesa Luma u përball me diçka të vështirë sot në Zelandën e Re

Tash e disa muaj, Vesa Luma është zhvendosur në Zelandën e Re, ku po qëndron bashkë me bashkëshortin e saj, Big Bastën dhe djalin Lianin.

Si duket ky vend po i pëlqen shumë këngëtares pasi që këtë na e ka treguar shumë shpesh përmes rrjeteve sociale.

Në një fotografi të shtuar në Instastory, Vesa tregon se e ka provuar ta vozis veturën në anën e djathtë atje dhe derisa është mësuar që ta nget në anën e majtë në Kosovë ky ndryshim thotë se i duket shumë i vështirë.

‘’Nuk e kisha mendu të jetë kaq e vështirë ana e kundërt’’ ka shkruar ajo në postim.

Projekti i  fundit i këngëtares është “Ti zemra ime” në bashkëupunim me Ervin Gonxhin.