• E mërkurë / May-14 10:58
  • Kontakt

Enca ‘thumbon’ kolegët për famën falso në Instagram (Foto)

Enca Haxhia, është këngëtarja më e përfolur në shoubizin shqiptar.

Ajo tashmë njihet si njëra ndër femrat më të komentuara dhe më të ndjekura në rrjetet sociale, madje lirisht mund të themi se është ndër artistet e pakta që ka mbi një milion ndjekës.

E për këtë, me anë të një postimi që ka publikuar në Instastory, ajo thumbon kolegët e saj.

“Çdo kush në këto ditë dëshiron të bëhet i famshëm në Instagram, .. I kam të gjitha.. por duhet të jeni të sigurtë nese, ndjekësit, pëlqimet, shikimet janë të vërteta kur ju dukeni budallenj me ndjekësit fals”, shkruan ajo.

Kënga e fundit “Dua”, është pëlqyer dhe dëgjuar mjaftueshëm nga publiku.