Këngëtarja tani nuk mungon në asnjë event të rëndësishëm në botë dhe është bërë fytyrë e shumë markave të njohura.
Këto ditë është dhënë lajmi se Dua Lipa do të performojë në ceremoninë hapëse të “Champions League”.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Dua, e cila përmes një videoje në rrjete sociale shpreh entuziazmin për këtë mundësi.
Videoja paralajmëruese është realizuar në bashkëpunim me “Pepsin”, ndërsa tingujt që e përcjellin atë janë të këngës “New Rules”.