Këngëtarja ka pak ditë që ka publikuar projektin më të ri me titull “Maje men”, këngë të cilës ia shoqëroi edhe videoklipin
Në këtë projekt, Ronela vjen më ndryshe prej herave tjera, me një stil të veçantë për të cilin edhe ka marrë kritika për kopjim.
Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar një video, e cila me anë të montazhës tregon “versionin” e ri të këngës “Maje men”, e që është me vallëzimin me veshje kombëtare.
Kujtojmë që kënga ka marrë afro 1 milion klikime në YouTube dhe po pëlqehet nga fansat e saj.