Mission E do të jetë vetura e parë tërësisht elektrike e Porsches dhe do të shërbejë si shembull për automjetet e së ardhmes që do të prodhojë kjo markë e famshme.
Porsche Mission E do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa klientët mund ta kenë në garazh në fund të vitit 2019.
Mësohet se kjo veturë shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,5 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 250 km/h.