Iniesta refuzon Kinën, transferohet në Premierligë?

Andres Iniesta ka zgjuar interesim nga Premierliga pas pritjes për largim nga Barcelona.

Pep Guardiola ka një plan për transferimin e Andres Iniestas.

“AS” shkruan se menaxheri i Man Cityt dëshiron ta bind legjendën e Barcelonës, ta refuzojë interesimin nga Kina, për transferim te skuadra kampione e Premierligës.

Iniesta pritet të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.

Guardiola dëshiron të ribashkohet me Iniestan te skuadra nga Etihad Stadium.