• E mërkurë / May-14 04:20
  • Kontakt

Takimi i papritur mes Stresit dhe Saimir Tahirit, ja çfarë ndodhi (Foto)

Reperi Sresi njihet edhe për deklaratat politike që bën shumë shpesh në rrjete sociale.

Një person të cilin Stresi duket që nuk e ka fare në qejf është ministri Saimir Tahiri.

Pas “konfrontimeve” virtuale, reperi ka takuar ministrin në emisionin e Arian Çanit, derisa njëri po hynte në studio e tjetri po dilte.

Saimiri e përshëndet Stresin me “Si je, si kalove, mirë je?”, gjersa ky i fundit po nxitonte për të hyrë në studio.

“Kur te flet para ish ministri sa i sjellshem”, ka shkruar reperi mbi fotografi, ndërsa kujtojmë që këto ditë Stresi ka qenë kryetemë e medieve rozë, për shkak të arrestimit për konsumim kokaine në publik