Bëhet fjalë për Elhaida Danin, e cila kishte njoftuar se ëndrra e saj po bëhet realitet me mundësinë që i është dhënë për të performuar në një nga skenat më gjigante në botë.
“Ëndrrat bëhen realitet !
Duke përformuar sonte për herë të parë në një ndër skenat më të rendësishme botërore !
Kremlin Palace !
Pallati i Kongreseve, Moskë ! “, kishte shkruar ajo në njoftimin që bëri përmes rrjeteve sociale, duke sjellë edhe pamje nga atje.
Elhaida përmes një fotografie ka treguar se pranoi lule nga kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev, meqë rast këngëtarja u ndje shumë e nderuar.
Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka bërë të ditur se Elhaida në Rusi është në rolin e aktores me rolin kryesor të Esmeraldës për shfaqjen “Katedralja e Parisit”.