A do të jetë ky shkëmbimi më i madh në histori të futbollit?

Transferime të mëdha janë bërë gjithmonë mes Manchester Unitedit dhe Real Madridit.

Mjafton të përmendin Cristiano Ronaldon dhe David Beckhamin.

Lëvizje të kësaj peshe, mund të kemi edhe në verën e këtij viti.

‘Don Balon’ raporton se Manchester United do të përfshijë në ofertën për Gareth Bale edhe mesfushorin Paul Pogba.

Ylli uellsian është në rrugën e largimit nga ‘Santiago Bernabeu’ shkaku i paraqitjeve të pakta dhe mungesës së besimit të trajnerit Zidane në të.

Këtë situatë do ta shfrytëzojë Jose Mourinho, duke i bërë një ofertë interesante kampionëve të Evropës.