Kemali ‘çmend’ me frizurën e tij të re…Mbahuni vajza…

Është ndër aktorët më të përfolur jo vetëm në vendin e tij, por në tërë Ballkanin...

Është ndër aktorët më të përfolur jo vetëm në vendin e tij, por në tërë Ballkanin ku serialet në të cilët luan, kanë thyer rekorde të shikueshmërisë, shkruan Kosovarja. Muaj më parë ai i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me martesë, me po ashtu aktoren e njohur Fahriye Evcen.

Kemali u bë i famshëm dhe shumë i dashur për shikuesit që nga seriali “Sulltani i Madhërishëm” ë të cilin roli i tij ishte si Bali Beu. Bukuroshin me mustaqe i cili ua mori zemrat shumë femrave vetëm përmes ekraneve televizive, patëm rast ta shohim edhe me stil ndryshe në një tjetër projekt po ashtu me shikueshmëri të lartë, i emëruar “Kara Sevda” , në të cilin ndryshe nga veshjet e krahasuara me rolin e mëparshëm, e pamë edhe në jetën e përditshme.

Ai ndërron shpesh stilin e flokëve, ku edhe kësaj here impresionon me pamjen e tij, e për këtë flet vetë imazhi.