• E mërkurë / May-14 00:57
  • Kontakt

Ryva Kajtazi u kundërpërgjigjet kritikëve, befason me postimet e fundit

Këngëtarja Ryva Kajtazi ka befasuar të gjithë me postimet e fundit.

Ajo, duket se e ka marrë shumë seriozisht punën e palestrës dhe kjo po vihet re nga rënia në peshë që ka pësuar.

Nëpërmjet publikimit të disa imazheve në Instastory, Ryva ka treguar se po ushtron shumë dhe fotot e publikuara duket se vijnë si kundërpërgjigje për ata që  e kanë kritikuar për shtimin në peshë pas lindjes.

Këngëtarja e njohur është e martuar dhe nënë e një vajze të cilës po ia kushton maksimalisht kohën, duke u larguar kështu edhe nga muzika.