Njësoj si Angelina Jolie, aktorja turke kryqëzohet për peshën e saj trupore

Është e pamundur që Angelina Jolie të mbetet e pa komentuar për peshën e saj trupore...

Është e pamundur që Angelina Jolie të mbetet e pa komentuar për peshën e saj trupore sa herë që ajo shfaqet në publik. Shpësh herë ajo ka rënë pre e kritikave të opinionit publik për shkak të dobësisë së trupit. Përpara disa javëve, në një aktivitet bamirësie, Angelina kishte veshur një fustan të zi të shkurtër dhe këmbët shumë të holla u ranë në sy të gjithëve.

Komentet për shëndetin e aktores pushtuan rrjetet sociale. Por nuk qenka e vetmja. Edhe në Turqi, po ndodh thuajse e njëjta gjë. Beren Saat, aktorja e njohur turke, është vënë sërish në qendër të mediave për peshën e saj.

Në fotot dhe videot e fundit të publikuara në verë, mediat turke shkruan se aktorja po humbte shumë peshë dhe kjo u kishte rënë në sy të gjithëve. Por tani ajo është më keq se vera. Këtë fundjavë, ndërsa është fotografuar me bashkëshortin e saj, Kenan Doğulu, duke darkuar në një restorant, Topaz, (Gümüşsuyu) në Stamboll, Beren është dukur mjaft e dobët me fustanin e zi të shkurtër. Në një prononcim për mediat pas darkës, çifti dha edhe një deklaratë.

Kenan Doğulu tha se marrëdhënia mes tyre po shkon shumë mirë, por nuk ishte kjo ajo që u komentua në media. Këto të fundit pamjen e Beren e krahasuan me “majë gjilpërë”, duke pasur parasysh këmbët shumë të holla. Në rrjet vërshuan komentet duke kërkuar edhe arsyet e kësaj rënieje drastike në peshë. Aktualisht, supozohet se Beren është 53 kg, një peshë shumë larg optimales për trupin e saj. Aktorja dhe bashkëshorti, prej disa kohësh kanë filluar trajtimet për të nisur një shtatzëni, por mediat turke vënë në dyshim shëndetin e mirë të saj.

Para mediave, Beren foli edhe për gjendjen shëndetësore të së ëmës, e cila qëndroi për disa ditë në spital. “Aktualisht, gjendja është e mirë dhe ajo po vazhdon kontrollin rutinë”,- tha Beren.