Arnold Schwarzenegger kthehet në shtëpi pas operimit në zemër

Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar një operimi në zemër javën e kaluar...

“Nuk ka vend si në shtëpi” as për Terminatorin, i cili është rikthyer pas operimit në zemër të hapur, shkruan E!News.

Një javë pasi Arnold Schwarzenegger iu nënshtrua një operacioni urgjent të zemrës, aktori dhe politikanët i është rikthyer komoditetit në shtëpinë e tij.

Zëdhënësi i tij Daniel Ketchell konfirmoi lajmin në Twitter të premten pasdite, ku shkroi “Shwarzenegger është kthyer në shtëpi dhe aktualisht po vazhdon të shërohet aty”.

Ai ishte shtruar në një spital të Los Angeles, ku do të bënte zëvendësimin e valvulës pulmunore, por për shkak se diçka kishte shkuar mirë, është dashur të operohet në zemër të hapur.

Pas zëdhënsit të tij, edhe Schwarzenegger e kishte konfirmuar lajmin duke shkruar “është e vërtetë, jam kthyer. Faleminderit mjekëve dhe infermierëve dhe jam shumë mirënjohës për mesazhet që më keni dërguar”.