Ajo çdo herë ka qenë në qendër të kritikave lidhur me kilogramët e tepërta, por asnjëherë nuk i kishte bërë për ato kritika.
Javë më parë, këngëtarja lansoi projektin e saj të ri me titull “Dua”, këngë të cilën e solli të vizuelizuar edhe me videoklip në të cilin erdhi në skena romantike bashkë me modelin portugez.
Kënga krahas suksesit, pranoi edhe shumë kritika, ndër to ishin edhe komentet lidhur me peshën e këngëtares.
Tashmë Enca ka vendosur që të fillojë palestrën, për të arritur linjat e dëshiruara trupore, e këtë gjë e ka bërë të ditur edhe përmes rrjeteve sociale.