Valverde ultimatum klubit: Dua që ky futbollist të qëndrojë te Barcelona

Valverde beson shumë në Umtitin.

Valverde nuk ka ndërmend të heqë dorë nga “muri francez” dhe dëshiron nga drejtuesit e Barcelonës që t’ia rinovojnë sa më parë kontratën Umtitit.

Umtiti tha pas golit se e do Barcelonën, por mund të largohet nëse nuk i ofrohet kontrata e re me kushte më të mira ekonomike.

“Unë e di se ai është shumë i lumtur këtu dhe ne jemi të lumtur me të gjithashtu”, u shpreh Valverde.

“Shpresoj se negociatat do të sjellin gjëra pozitive që ai të qëndrojë në Barcelonë edhe për shumë vite”, përfundoi ai.