Raiola zbulon emrat e klubeve që kërkojnë Balotellin

Mario Balotelli do të largohet nga Nice, pas përfundimit të këtij sezoni...

Mario Balotelli do të largohet nga Nice, pas përfundimit të këtij sezoni. 

Mario Balotelli do t jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe agjenti i tij Mino Raiola po negocion për të ardhmen e tij teksa thotë se ai mund të kthehet në Itali.

“Mario është i gatshëm për rikthim”.

“Ai është pjekur dhe tani është ndër sulmuesit më të mirë në botë. Në Itali është numër një”.

“Ai vlen 100 milionë euro, por kontrata i skadon, që kështu është i lirë”.

“Jam në negociata me klube në Angli dhe Itali. Kam biseduar me klube si Juventus, Roma, Napoli dhe Inter” përfundoi Raiola.