Enca nuk e lëshon këmbësh modelin seksi edhe pas bashkëpunimit, ja çka bën

Këngëtarja Enca Haxhia dhe bashkëpunëtori i saj italian duket se raportet e afërta po i ruajnë edhe pas skenave eksplicite në klip...

Në një foto të cilën Enca e ka publikuar shihet ajo dhe Pierluigi, ku këtij të fundit këngëtarja i është ngjitur aq fort për trupi, shkruan lajmi.net

Duket se Enca nuk e ka ndërmen ta lëshoj këmbësh modelin seksi pasi edhe pas xhirimeve të ‘Dua’ po e shohim shpesh duke publikuar foto me të, e që duket se ia ka lënë ëmbël bashkëpunimin.

Është diskutuar edhe për një lidhje të mundshme mes tyre e që Enca e ka mohuar kategorikisht duke thënë se ‘Dua’ trajton një ngjarje që i ka ndodhur në jetën personale.