Gruaja e Besnikut tregon dhuratën më të mirë për ditëlindje

Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka verën e kaluar i ka dhënë fund beqarisë.

Ai është martuar me Lolita Begollin dhe këto ditë kanë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Una.

Lolita dje ka festuar ditëlindjen duke pranuar urime të shumta nga miqtë dhe familjarët, po ashtu urimin më të veçantë nga Besniku.

Përmes rrjeteve sociale ajo ka treguar dhuratën më të mirë që ka marrë me rastin e ditëlindjes, e që është vajza Una.

“Ditëlindja ime me këtë dashurinë e vogël është dhurata më e mirë që kam mundur të pranojë”, shkruan ajo.