Buffon tregon formulën se si Juventus mund ta mposht Real Madridin

Gianluigi Buffon ka thënë se ‘Zonja e Vjetër’ duhet të luajë siç dinë ajo ndaj Real Madridit, e po ashtu ka nevojë edhe për pak fat.

Këtë deklaratë portieri legjendar e ka thënë në prag të ndeshjes me Real Madrid.

Juventus dhe Real Madrid do të takohen nesër (e martë) në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Juventusi duhet të luajë ashtu siç dinë. Nuk kemi nevojë të bëjmë diçka tjetër”, ka deklaruar Buffon.

“Ne duhet të kemi edhe pak fat në momente të caktuara”, ka shtuar Buffon gjatë një interviste për sajtin e UEFA-s.