Nuri i shtatzënisë! Xhensila duket mahnitëse në pritje të ëmbël

Xhensila Myrtezaj është këngëtare shumë e dashur për publikun.

Projektet e saj muzikore shndërrohen menjëherë në hit dhe ka numër të madh fansash që përcjellin çdo aktivitet të saj.

Javë më parë, këngëtarja bëri të ditur se është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të lindë një vajzë.

Në fotografinë e fundit që ka publikuar në rrjete sociale, Xhensila dukej për mrekulli dhe vetëm sa është zbukuruar nga shtatzënia.

“Çelësi i zemrës” është projekti i fundit nga Xhensila, këngë kjo dedikuar bashkëshortit të saj, Bes Kallakut.