Klopp paralajmëron Guardiolan: Ja çfarë ju pret në “Anfield”

“Do të jetë ndeshje e madhe, taktike, Anfield do të jetë në zjarr, atmosferë e mirë për të shikuar një ndeshje Championsi”

Jurgen Klopp beson në skuadrën e tij.

Trajneri i Liverpoolit mendon që “The Reds” mund të eliminojnë Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve, përcjellë “Lajmi.net”.

“E dimë se është ndeshje e vështirë. A kemi menduar se mund do të humbasim 5-0? Jo. A  kemi menduar se do të fitojmë ndeshjen e dytë 4-3? Jo. A kemi shanse? Po, kjo ka qenë edhe më parë. Por, ata janë favorit”, deklaroi Klopp.

“Do të jetë ndeshje e madhe, taktike, Anfield do të jetë në zjarr, atmosferë e mirë për të shikuar një ndeshje Championsi”, shtoi ai.