Lë futbollin, bëhet aktor i filmave pornografik

Italiani 24-vjeçar, futbollist në Seria D, ka lënë futbollin për tu futur në industrinë e filmave pornografikë.

Të jesh futbollist, për shumë persona në këtë botë do të cilësohej një mrekulli, por pasi ia kanë arritur këtij qëllimi ka patur edhe nga ata që e kanë braktisur për një profesion tjetër.

Rasti i fundit është i futbollistit Davide Iovinella.

Italiani 24-vjeçar, futbollist në Seria D, ka lënë futbollin për tu futur në industrinë e filmave pornografikë.

Ai tashmë do jetë një aktor filmash për të rritur.

24-vjeçari mori pjesë në një audicion ku ishin 3 mijë vetë të pranishëm dhe u përzgjodh nga regjisori Roço Siffredi.

Iovinella në botën e pornografisë do njihet me emrin Davide Montana.