Gjendja e Arnold Schwarzenegger pas operimit në zemër (Foto)

Gjatë ditës së djeshme u raportua që aktori Arnold Schwarzenegger i ishte nënshtruar një operimi në zemër të hapur.

Ylli i “Terminator”,  Schwarzenegger ka thënë fjalën e parë “U ktheva”, pas operimit.

Aktori 70-vjeçar është duke u shëruar dhe gjendja e tij është stabile, pas operimit që e ka kryer në Los Anxhelos, të enjten,

Daniel Ketchell tha se Schwarzenegger është  zgjuar dhe fjalët e tij të para ishin, “u ktheva”.

Mjekët ishin përgatitur për të bërë zëvendësimin e valvulave, por meqë dështoi, ata u detyruan ta operonin urgjentisht në zemër të hapur, ndërhyrje kjo që zgjati për disa orë.

Kjo nuk është hera e parë që Arnold i është nënshtruar operacionit në zemër, pasi ishte operuar edhe në vitin 1997.