• E mërkurë / Apr-24 13:37
  • Kontakt

Sëmuret Enca: E urrej të qëndroj në shtrat gjithë ditën…(Foto)

Enca Haxhia është një prej emrave më të komentuar në shtypin rozë.

Këngëtarja këto ditë ka publikuar projektin me titull “Dua”, këngë e cila është pritur mirë, por është përcjellë edhe me shumë kritika.

Përmes rrjeteve sociale, Enca ka njoftuar se nuk është mirë me shëndet dhe ka mbetur e shtrirë gjithë ditën.

“E urrej të jem sëmurë dhe në shtrat gjithë ditën, veçanërisht kur është kaq moti i mirë jashtë”, ka thënë ajo.

Projekti i fundit “Dua” tashmë ka marrë afro 4 milionë klikime në YouTube.