Elvana Gjata së shpejti publikon bashkëpunimin me reperin e njohur botëror

Para disa ditësh Elvana Gjata njoftoi fansat për këngën e saj të re.

Para disa ditësh Elvana Gjata njoftoi fansat për këngën e saj të re. Nuk dha asnjë detaj më tepër, por sot zbuloi se nuk qenka vetëm një këngë e re, por një bashkëpunim me një reper mjaft të njohur.

Bëhet fjalë për reperin Ty Dolla $ign, me të cilin Gjata ka bashkëpunuar për këngën me titull “Off Guard” dhe siç ka lajmëruar ajo, kënga do të publikohet më 6 prill.

Ky bashkëpunim pritet të jetë suksesi i radhës i Gjatës në tregun ndërkombëtar të muzikës, ku ajo po punon përkrah producentit të famshëm Poo Bear.