Jonida Vokshi bën gjestin më me vend për vogëlushen me Sindromë Down (Foto)

Moderatorja bukuroshe Jonida Vokshi ka publikuar në rrjete sociale një dhuratë mjaft të veçantë që ka marrë.

Bëhet fjalë për një pikturë të bërë nga Irma një vajzë me Sindromë Down. Por Jonida ka vendosur t’a nxjerrë në ankand këtë pikturë si ndihmë për Irmën por edhe fëmijë të tjerë me këtë sindromë.

“Irma Nika me sindromën Down më bëri këtë dhuratë për emisionin “Thurje” dhe e pikturoi live në studio. Një talent! Por këta njerëz me kaq shumë pozitivitet dhe talent kanë nevojë për përkrahje. Kështu që pavarësisht kënaqësisë që më dha kjo dhuratë spontane e Irmës, mendoj që është më e vlefshme për ta ndihma juaj, kështu që unë hap një ankand për këtë pikturë të bërë nga Irma në studion time. Një vajzë me sindromën Down por me shumë talent. Ndihma juaj mund të jetë shumë herë më e rëndësishme për këta persona se vlera e kësaj pikture. Vlerësoni vetë ju talentin e Irmës dhe kjo pikturë është e juaja.”- ka shkruar Jonida krahas fotos së pikturës së vajzës.