Fifi me dhe pa ‘make up’! Shikoni dallimin (Foto)

Këngëtarja Filloreta Raçi së fundmi po shihet duke u grimuar më tepër se që jemi mësuar ta shohim më herët.

Mirëpo ajo nuk e ka problem të dalë edhe fare pa vënë ‘make up’.

Këtë e ka dëshmuar me fotografinë e fundit të publikuar në Instastory në të cilën duket shumë natyrale.

Fifi, përveç sukseseve me projektet e saj muzikore dhe punës për këngë të reja, po ia del shumë mirë të punoj edhe për kolegët e saj këngëtarë të cilëve po u shkruan tekste.