Drogba: Messi nuk është më i mirë se këta dy lojtarë

Lionel Messi pa dyshim se është një lojtar i madh, por sipas Didier Drogbas ende nuk ka arritur nivelin e dy legjendave të futbollit.

Argjentinasi ka gëzuar një karrierë të jashtëzakonshme te Barcelona, duke fituar pesë herë Topin e Artë, katër herë Ligën e Kampionëve e tetë herë La Ligan.

Por, gjitha këto nuk i kanë mjaftuar për të bindur ish sulmuesin e Chelsea, Didier Drogba.Sipas Drogba, Messi ende nuk ka arritur në nivelin e Peles dhe Maradonas.

“Messi mund të ndalet së luajturi tani, ai i ka dhënë mjaft futbollit. Nëse fiton një Kupë të Botës, ai do të bëhej edhe më legjendar. Është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Drogba.

“Ai ende nuk është në nivelin e Maradonas dhe Pele, por nuk është edhe larg”.