Dua Lipa duet me ish të dashurin e Rita Orës

Këngëtarja Dua Lipa nuk po ndalet me angazhimet në muzikë.

Pak javë pas ceremonisë “Birt Awards”, ku dyshja u panë duke qëndruar së bashku, ata kanë konfirmuar duetin.

“One Kiss” mban titulli projekti të cilin Dua e sjell në duet me Calvin Harris, këtë gjë e ka bërë të ditur ky i fundit.

Harris vite më parë ka qenë në një romancë me këngëtaren Rita Ora, por lidhja e tyre shumë shpejt mori fund.

Kujtojmë që “IDGAF” titullohet projekti i fundit nga Dua Lipa, këngë të cila ka rezultuar shumë e suksesshme.