Nuk flisnin prej kohësh por dy këngëtarët shqiptar së shpejti në një bashkëpunim(Foto)

Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi në fillimet e karrierës së tyre kanë sjellë shumë bashkëpunime të suksesshme për publikun shqiptar.

Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi në fillimet e karrierës së tyre kanë sjellë shumë bashkëpunime të suksesshme për publikun shqiptar. Mirëpo diçka ndodhi dhe për shumë vite këngëtarët shkëputën çdo marrëdhënie apo bashkëpunim. Mesa duket koha shëron çdo gjë, dhe Flori me Getoarin kanë hedhur pas çdo hatërmbetje duke u rikthyer me një bashkëpunim.

Këtë e ka bërë të ditur Flori me anë të postimeve të tij në Instagram. Së bashku me Getoarin këngëtari ka publikuar një foto ku shihen nga studio muzikore të Mumajesit duke treguar kështu se dyshja po punon për realizimin e ri.