Edhe një sukses për Capital T dhe Majk

Në fillim të muajit mars, dyshja Capital T dhe Majk kanë bashkua forcat për projektin e ri.

Ende pa u bërë një muaj nga publikimi i këngës, dy reperët po shënojnë suksese të njëpasnjëshme me këtë projekt.

E publikuar më 1 mars, kënga tashmë ka marrë 10 milionë klikime në kanalin YouTube dhe është një ndër këngët më të dëgjuara aktualisht.

Padyshim që këtij suksesi i janë gëzuar tejmase Majk dhe Capital T, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Gjashtë vite më parë, dyshja kishin realizuar duetin “Asnjoni”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.