Skandal seksual në futbollin argjentinas

Faktet e dala nga një skandal abuzimi seksual me fëmijë ka tronditur jo pak futbollin argjentinas.

Ngjarja e rëndë u zbulua nga gazetari Gustavo Grabia në programin “No Todo Pasa”.

Një i ri 17 vjeçar ka rrëfyer tek psikologia abuzimet e bëra ndaj tij dhe shokëve. Djaloshi ishte pjesë e ekipeve të moshave të Indipendentes ndërsa tregoi mënyrën se si 4 bashkëmoshatarë të tjerë, janë përdorur për shërbime të vazhdueshme seksuale.

Rrjetin e prostitucionit, sipas asaj që ka thënë djaloshi, e drejtonte një ish-lojtar i Indipendientes, me ndihmën e një arbitri që gjykonte ndeshjet e të rinjve. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet se kjo skemë prostitucioni mund të jetë përhapur edhe në skuadrat e tjera.