Me teknologjinë më të re është shtuar edhe gara për rekordin më të shpejtë. Deri tani më i shpejti DRL RacerX. Ai flutoi në shpejtësinë prej263 kilometra për orë, teksa peshon vetëm 800 gramë.
Tani kjo ligë po synon të thyejë rekordin e vet. Prodhuesi gjerman i veturave, BMW, po punon me Drone Racing League që të tejkalojë rekordin për dronin më të shpejtë në botë.
Sipas BMW-së, ky partneritet do të zgjerojë funksionalizimin e kompanisë dhe famën e sportit me dronë.