Këngëtarja përflitet se është shtatzënë, por deri tani të gjitha lajmet i kanë mohuar si ajo ashtu edhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku
Fakti që ajo fsheh barkun në çdo imazh bën që të dyshojnë edhe më shumë se ajo është në pritje të ëmbël.
Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja së fundi ka njoftuar se gjendet në një udhëtim në Itali, nga ku ka sjellë pamje mahnitëse.
E në foton e fundit, Xhensila shihet ulur në një divan, ndërsa sërish ka fshehur barkun, por që nuk duhet mohuar se duket për mrekulli.