Enca jep lajmin e shumëpritur, zbulon datën e klipit

Ka kohë që këngëtarja Enca Haxhia ka paralajmëruar një këngë të re...

“Dua” titullohet projekti i ri nga Enca, datën e lansimit të së cilës nuk e ka bërë të ditur deri më tani.

Por, përmes postimit të fundit në rrjete sociale, Enca ka thënë se 23 marsi është data kur do të publikohet kënga dhe videoklipi i saj i ri.

Gjithashtu, këngëtarja ka bërë të ditur se gjatë muajit prill do të fillojë turneun e saj në Evropë, ndërsa ka thënë që nuk do të ketë turne në Amerikë.

Nga imazhet që ka sjellë deri më tani në rrjete sociale, Enca ka sjellë këto ditë vazhdimisht imazhe të reja nga klipi, me të cilat ka lënë të kuptohet se do të vjen me paraqitje të ndryshme, nga ajo me të brendshme seksi deri në atë me shami në kokë.