Ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka njoftuar për zhvillimet më të fundit në fushën e diplomacisë dhe angazhimet e tij për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Ndër tjera ai përmend në facebook sulmin terrorist që përjetoi Kosova një javë më parë në kanalin e Ibër Lepencit, për çka thotë se e dënoi fuqishëm aktin.
”Rrallëherë ka një moment të mërzitshëm në diplomaci.
Lidershipi i BE-së më në fund mori detyrat e veta, Kosova përjetoi një sulm të dënueshëm terrorist që synonte infrastrukturën kritike – një akt që e dënova fuqishëm – dhe bota diplomatike po përgatitet për sprintin e zakonshëm të fundvitit.
Ishte e rëndësishme të shihej se në javën e tyre të parë në detyrë, presidenti i Këshillit Costa, dhe kryediplomatja e BE-së, Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim, Kos u takuan me liderët e Ballkanit Perëndimor duke dërguar një sinjal të qartë se zgjerimi i BE-së është prioriteti i tyre.
Gjatë dy javëve të fundit, unë iu drejtova një konference mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes në Greqi, mora pjesë në edicionin e këtij viti të Forumit MEDays në Marok dhe informova Shtetet Anëtare mbi gjendjen e lojës në Dialog”.
Megjithatë ai foli edhe për dinamikën e punës që do ta presin javëve të ardhshme, e në të cilat pritet të mbahet edhe një takim dialogu mes Kosovës dhe Serbsië.
”Javët e ardhshme do të jenë po aq të ngarkuara të mbushura me një orar të ngjeshur takimesh dhe misionesh zyrtare”.