Vajza e Yllka Gashit është rritur shumë dhe i ka ngjarë së ëmës

Yllka Gashi ka kohë që nuk është aktive në ndonjë projekt televiziv.

Aktualisht ajo është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga atje, aktorja e njohur shqiptare po sjell imazhe të ndryshme me burrin dhe vajzën e saj e cila është rritur shumë shpejt dhe është bërë një fëmijë simpatik.

‘’ Si nanë kurgjo nuk m’knaqë e permbushë ma shumë se gzimi n’sytë e tu!’’ ka shkruar aktorja përkrah një fotografie të publikuar së fundmi me vajzën, Nina Gagica.

Yllka sa ishte në Kosovë ka luajtur shumë role si aktore por ai më i preferuari për publikun ka qenë roli i Zanës në serialin vendos ‘Familja Moderne’.