Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, i ka hapur punimet e takimit të Ministrave të Jashtëm të aleancës atlantike.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se do të diskutohen shumë çështje urgjente, duke shtuar se sot pasdite do ta presë në takim Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.
“Mbreti ka qenë shumë herë mysafir në NATO, por kjo do të jetë hera e parë që ai merr pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s. Jordania është një nga partnerët më të rëndësishëm të NATO-s në Lindjen e Mesme. Së shpejti do të hapim Zyrën tonë Ndërlidhëse të NATO-s në Aman. Dhe ky është një hap i rëndësishëm për t’i forcuar marrëdhëniet tona të thella në rajon”, ka thënë Rutte.
Ndër tjera, ai shtoi se sot do ta ketë edhe një darkë pune të Këshillit NATO-Ukrainë, për herë të parë me ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
Atyre do t’u bashkohet edhe përfaqësuesja e re e Lartë e BE-së, Kaja Kallas.
“Sepse NATO dhe BE duhet të punojnë ngushtë së bashku në mbështetjen tonë për Ukrainën. Ukraina po hyn në një dimër tjetër vendimtar. Dhe agresioni i Rusisë nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje. E kundërta, Putini po rrit retorikën dhe veprimet e tij të pamatura. Ai po përdor Ukrainën si një terren testimi për raketat eksperimentale dhe po vendos ushtarë të Koresë së Veriut në këtë luftë të paligjshme”, ka thënë Rutte.
Ai shtoi se Ukrain ka tw drejt tw mbrohet.