zv.kryetari i komunës Preshevës, Ragmi Mustafa, pjesmarrës në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Sllovenisë

zv.kryetari i komunës Preshevës, Ragmi Mustafa, pjesmarrës në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Sllovenisë

Postimi i plotë i z.Ragmi Mustafa:

Me ftesë të Odës Ekonomike të Sllovenisë, sot isha pjesëmarrës në prezentimin e komunës Preshevë përpara Qendrës për Zhvillim e Bashkëpunim ndërkombëtar, institucion i qeverisë Sllovene.

Gjithashtu edhe përpara Odës Ekonomike të Sllovenisë dhe bizneseve Sllovene të interesuara për investime në komunat që ndodhen në Serbi njëlloj si dy komunat tjera të serbisë ajo e Leskocit dhe e Kralevës.

Pas prezentimit, disa nga investitorët potencial Slloven zgjuan interesim për investime në Zonën Industriale Çukarkë.

Gjithashtu edhe Qendra Sllovene për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar shprehu gadishmëri për investime në Zonën Industriale në fazën e dytë nga fondet e Qeverisë Sllovene.

Sigurisht se na presin shumë punë e angazhime që shtetin e bizneset Sllovene si investitor t'i sjellim në Preshevë.

Me rëndësi ishte se në interesimet e tyre ishin shumë serioz, dashamirës e mikpritës. RM