Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, z. Edward Ferguson ka vizituar komunën e Preshevës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, z. Edward Ferguson ka vizituar komunën e Preshevës

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Takimi im me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, z. Edward Ferguson

Sot pata një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, ku diskutuam çështje kyçe që prekin  Luginën e Preshevës në përgjithësi e komunën e Preshevës në veçanti.

Theksova shqetësimet për pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë, një praktikë që cenon të drejtat e banorëve të Luginës.

Po ashtu, kërkova përkrahjen e ambasadorit për zbatimin e Planit 7-Pikësh dhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tanë.

Një çështje tjetër e ndjeshme ishte shërbimi i detyrueshëm ushtarak për qytetarët shqiptarë, që sjell pasiguri te të rinjët tanë.

Diskutuam gjithashtu për rëndësinë e arsimit, duke përfshirë njohjen e diplomave nga Kosova dhe sigurimin e librave shqip për shkollat e mesme.

Ambasadori u njoh edhe me synimin tonë për tërheqjen e investitorëve në Zonën Industriale për krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Ky takim ishte një hap përpara drejt përmirësimit të jetës dhe të drejtave të qytetarëve tanë, dhe pres me padurim forcimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.