Roth: Kosova shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor, vendet e tjera po largohen nga këto vlera evropiane

Roth: Kosova shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor, vendet e tjera po largohen nga këto vlera evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje pati një takim me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth.

E pas këtij takimi, Roth deklaroi se Kosova është shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Roth tha se Kosova meriton më shumë mbështetje, duke shtuar se vendet e tjera të Ballkanit po largohen nga këto vlera evropiane.

“Faleminderit presidentes Vjosa Osmani për një takim të mrekullueshëm. Kosova është një shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj të qartë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Fatkeqësisht, vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor po largohen nga këto vlera evropiane. Kosova meriton më shumë mbështetje”, ka shkruar Roth.