Majk tregon kë e konsideron rival në estradë

Reperi Majk ishte së fundmi mysafir në emisionin Nin.

Aty foli rreth jetës private dhe karrierës muzikore.

Përveç për këngën ‘Pasha jetën’ e cila është shndërruar në një super hit reperi i njohur ka diskutuar me plot emocion edhe për djalin e tij Roanin për të cilin thotë se ia ka ndryshuar komplet jetën.

Në pjesën e fundit të emisionit ai nuk pranoi ta thotë emrin e femrës që e ka dashur shumë ndërsa i pyetur se kë konsideron rival në estradë tha se rivali i tij është Capital- T.