Reagimi i plotë i Partisë Demokratike Shqiptare:
Personeli shendetësorë që rrezikuan jetën e tyre në kohën e Pandemisë, sot po privohen nga e drejta e tyre për punësim!
Personat që rrezikuan jetën e tyre dhe të famlijeve të tyre gjatë periudhës së Pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid19, në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, sot po privohen nga e drejta e tyre për punësim!
Më 14 nëntorë qeveria e Serbisë miratoi konkluzionin që kishte propozuar para disa muajve për pranimin e të gjithë punëtorëve të cilët ishin të angazhuar gjatë periudhës së Pandemisë, pra të sistemoheshin me vendim të përhershëm në institucionet shëndetësore.
Konkluzioni i qeverisë është pranuar dhe është zbatuar në të gjitha komunat dhe qytetet në Serbi,nëpër të gjitha spitalet dhe Shtëpi të Shëndetit.
Partia Demokratike Shqiptare, ka ngritur shqetësimin e saj, pasi që është njoftuar se konkluzionin e lartëpërmendur nuk e ka zbatuar vetëm Shtëpia e Shëndetit në Preshevë.
Andaj PDSH kërkon nga udhëheqësit e institucionit shëndetësorë që sa më parë të zbardhet e vërteta rreth situatës në Preshevë?!