Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, ka shpallur zgjedhjet për këshilltarë të kuvendeve të 65 krahinave dhe komunave në Serbi për 17 dhjetor.
Le të fitojë më i miri dhe le të kemi zgjedhje të suksesshme, tha Orliq.
Sipas njoftimeve, në të njëjtën datë do të shpallë zgjedhjet parlamentare edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Paraprakisht, të hënën, më 30 tetor, Qeveria e Serbisë ka marrë vendime për shpërndarjen e Kuvendit të Beogradit dhe themelimin e një organi të përkohshëm dhe të njëjtat vendime janë marrë edhe për 64 pushtete të tjera lokale në Serbi.